Please enter at least 3 characters.

Grubi: Kjo ishte 'bomba' e Ali Ahmetit (Video)

2017/02/Grubi-Ahmeti.jpg

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe deputeti i kësaj partie, Artan Grubi në emisionin Top Show në televizionin Top Channel ka treguar për takimin me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe ka shpalosur detaje rreth asaj që tha kryetari i tij, ''Deri tani unë e kisha bombën e tani e hudha në presidencë'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

'''Bomba' e Ali Ahmetit ishte kjo pasiguri dhe zgjidhja e kësaj spirale në Republikën e Maqedonisë, dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme që ju hidhej shqiptarëve për një konflikt që në thelb ishte brenda etnik me një tendencë që i njejti të shndërrohet në konflikt ndëretnik. Unë besoj se shqiptarët luajtën një rol bashkues dhe progresiv në gjithë këtë krizë duke mos dashur që të bëhen palë në thellimin e krizës në Republikën e Maqedonisë. Zgjidhja e krizës duhet të bëhet nga institucionet e Maqedonisë. Analizat tona nuk prodhuan zgjidhje për të shkuar me Nikolla Gruevskin. Nuk u shteruan mundësitë tona dhe ne vazhdojmë me analizat tona.'' tha mes tjerash Grubi. /Telegrafi/