Please enter at least 3 characters.

Gruaja përdori edhe armën për të hequr qafe dronin që po “spiunonte” afër shtëpisë së saj (Video)

2017/03/arma2-e1488790983190.jpg

Një grua ka humbur durimin ndaj një droni të një fqinji të saj, duke përdorur edhe armën, vetëm e vetëm për ta bërë atë që të ndalonte së fluturuari.

Gruaja nga Bellevue, Washington, dukej e shqetësuar nga fluturakja që po fluturonte mbi kopshtin e saj dhe ballkon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pasi kishte hedhur ato që dukeshin si gurë, ajo ka përdorur armën, duke gjuajtur në ajër për të qëlluar “spiunin ajror”.

Në video, droni fluturon mbi kopshtin e gruas për disa sekonda, para se ajo të shfaqet në ballkon prej nga edhe fillon “luftën” ndaj dronit. /Telegrafi/