Please enter at least 3 characters.

Greva në Trepçë, protestohet para menaxhmentit në përkrahje të kërkesave të minatorëve

2023/10/396561528_709173394018551_541335246664984979_n-696x392-1.jpg

Këtë të enjte po protestohet para objektit të menaxhmetit të Trepçës, në përkrahje të minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë tash e tri ditë.

Protesta është organizuar nga qytetarët e Mitrovicës në përkrahje të kërkesave të minatorëve për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqje të menaxhmentit.

Arsim Musa, organizator i kësaj proteste, para mediave tha se minatorët nuk kanë kushte për punë, sigurim shëndetësor e as gjëra elementare.

Ndryshe, minatorët janë në grevë për më shumë se 50 orë dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë. /Telegrafi/