Please enter at least 3 characters.

Gresa Behluli duket tërheqëse nga pushimet e saj në Turqi

2018/10/gres-e1538398975782.jpg

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka qenë mjaft aktive gjatë sezonit veror.

Fillimisht ajo publikoi këngën "Fajet", e cila u prit shumë mirë nga publiku, e ndërsa nuk mungoi angazhimi i saj edhe në koncerte.

Pas përfundimit të sezonit, këngëtarja ka vendosur t'i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka përzgjedhur bregdetin e Turqisë, për të shijuar pak plazhin dhe klimën e ngrohtë.

Gresa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, duke treguar për momentet e këndshme që po kalon atje.

Ajo duket mjaft atraktive dhe me stil, ndërsa vë në pah linjat e saj trupore.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk mungojnë, shumë prej të cilëve e komplimentojnë për fizikun e saj. /Telegrafi/