Please enter at least 3 characters.

Greqi, mbytet në det 56-vjeçarja shqiptare

2024/07/Screenshot_6-29.jpg

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës.

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.” ku është konstatuar vdekja.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës./tch/