Please enter at least 3 characters.

Grabitja 'spektakolare' e argjendarisë në Kamëz, si u futën autorët të armatosur brenda biznesit

Një argjendari në Kamëz është grabitur nga dy persona të maskuar, të cilët kanë marrë bizhuteri ari dhe argjendi me një vlerë të përllogaritur rreth 7 milionë lekë të vjetra.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të inventarizimit në argjendarinë në pronësi të shtetasit O. L., është konstatuar se autorët kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme bizhuterish.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur dy persona të maskuar dyshohet se janë futur në ambientet e argjendarisë, ku njëri prej tyre besohet të ketë qenë i armatosur.

Menjëherë pas njoftimit për rastin, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, si dhe kanë nisur kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani, pavarësisht shoqërimeve dhe verifikimeve të kryera, policia nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit, por nga kamerat e sigurisë është siguruar itinerari i lëvizjes së tyre, i cili po analizohet në kuadër të hetimeve.

- YouTubewww.youtube.com