Please enter at least 3 characters.

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë "arrest në burg" Argys Kalsin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan.

Para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, është shprehur i dyshuari.

Sipas tij, pasi festonte i hidhte poshtë, duke pretenduar se një prej maskave të gjetura nga policia mund të jetë e tillë. /a2cnn/