Please enter at least 3 characters.

Google së shpejti me fjalëkalime me zë

2016/01/google-s-euml-shpejti-me-fjal-euml-kalime-me-z-euml_hd.jpg

Teknologjia e zërit mund t’i shërbejë kompanisë Google që t’i zëvendësojë fjalëkalimet e zakonshme, apo ta përdor zërin si hap të dytë për identifikimin e përdoruesit origjinal.

Marrëveshja për përvetësimin e kompanisë SlickLogin nga ana e Google nuk është zbuluar në detaje, mirëpo burime të afërta me kompanitë thonë se vlera e kësaj blerje shkon në disa miliona. SlickLogin është kompani e vogël me bazë në Izrael, e cila këtë lloj të teknologjisë e ka lëshuar në shtator të vitit të kaluar.

Faqet e internetit që do ta mbështesin teknologjinë e SlickLogin do ta lëshojnë një zë unik, pothuajse të heshtur, i cili mund të lexohet nga aplikacioni në telefonin e mençur mobil të përdoruesit.

Për të konfirmuar identitetin tuaj, aplikacioni analizon sinjalin e lëshuar nga zëri dhe pastaj e konfirmon origjinalitetin e përdoruesit në serverin e faqes ku e njëjta është e mbështetur.

Toni ultrasonik do të jetë i ndryshëm sa herë që përdoruesi qaset në shërbim, për ta eliminuar mundësinë e “vjedhjes” së të dhënave origjinale. / Telegrafi /