Goli spektakolar i Kristjan Asllanit ndaj të rinjve të Romës
23/02/2021
Ekipi i të rinjve të Empolit ka pësuar humbje prej 3-1 nga Roma në sfidën e vlefshme për kampionatin Primavera.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Giallorossët kaluan në epërsi përmes një autogoli në minutën e 58-të.
Ishte talenti shqiptar Kristjan Asllani që shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 67-të.
Megjithatë, Empoli nuk arriti të mbahej në vazhdim, pasi Roma shënoi edhe dy gola për ta konsoliduar primatin në renditje.
Ky ishte goli i tretë sezonal i mesfushorit 18 vjeçar, i cili synon të përfshihet në ekipin e parë të skuadrës së tij që po përpiqet të rikthehet në Serie A për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/


