Please enter at least 3 characters.

Goli i shënuar si mysafir pritet të mos jetë më i vlefshëm se sa i vendasve

2019/02/GettyImages-1058675652-e1549549098991.jpg
256:"LYON, FRANCE - NOVEMBER 07: The goal line technology is tested prior to the UEFA Champions League Group F match between Olympique Lyonnais and TSG 1899 Hoffenheim at Groupama Stadium on November 7, 2018 in Lyon, France. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
12:"Getty Images

UEFA po rishqyrton formatin e tanishëm të garave të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kombeve.

Federata Evropiane e Futbollit po mendon që të shfuqizoj rregulloren se goli si mysafirë vlen më shumë se si vendas.

Aktualisht, nëse një ndeshje përfundon me rezultat 2-1 për vendasit dhe në takimin e radhës ata humbasin me rezultat 3-2, automatikisht kualifikohen në fazën e mëtejme të garave.

Gol teknologjia (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Por, bazuar në reagimet e qëndrueshme të disa prej trajnerëve kryesor, organi qeverisës i futbollit evropian mund të jetë gati që të heq këtë rregull.

Propozimit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones ju bashkuan shumë homolog argjentinasit duke përfshirë Ancelottin (Napoli) dhe Tuchel (PSG).

Sipas revistës gjermane "Kicker", UEFA po konsideron eliminimin e rregullit të golave, gjë që mund të përputhet me qëndrimin e marrë nga menaxherët dhe lojtarët.

Ndryshe, sot Armando Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv gjersa Aleksander Ceferin u rizgjedh president i UEFA-s. /Telegrafi/