Please enter at least 3 characters.

Gold AG uron Pashkët nga kisha: Fenë Islame e fenë katolike i do të bashkuara Shqipëria Etnike

2018/04/29717768_1989152984635442_4054388040104148992_n-e1522656572757.jpg

Reperi i njohur Gold Ag ka treguar gjithnjë se është besimtar i devotshëm.

Ai gjithashtu posedon një tolerancë ndërfetare, e cila në përgjithësi i karakterizon të gjithë shqiptarët.

Gold AG, së fundmi ndodhet në Kanada, vendi nga ku edhe ka uruar festën e Pashkëve për besimtarët e fesë katolike.

Reperi ka vizituar një kishë me një nga miqtë e tij, teksa në fotografinë e publikuar në Instagram ka shkruar urimin për miqtë e tij.

“Fenë Islame e fenë Katolike i do të bashkuara Shqipëria Etnike. Kanadë, 1 Prill 2018, me Don Ambrozin dhe vëllain”, janë fjalët e reperit.

I njëjti ka treguar se shumë shpejt pritet të sjellë bashkëpunimin e tretë me këngëtaren Shyhrete Behluli, detajet e të cilit i ka bërë të ditur në një bisedë për Telegrafin.

/Telegrafi/