Please enter at least 3 characters.

Gold AG sonte publikon këngën e re dedikuar dëshmorit Fadil Maloku

2020/11/Screenshot_4-15.png

Reperi nga Presheva, Gold AG, tash e disa ditë ka nisur punën për projekte të reja muzikore.

Ai përmes një postimi të ndarë në Instagram ka njoftuar ndjekësit se sonte (e enjte) publikon një nga këngët e reja.

Artisti shqiptar po ashtu bën të ditur se kënga i dedikohet dëshmorit të kombit, Fadil Malokut.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“TRIMI I DUKAGJINIT Sonte në ora 19:00Tekst e muzikë: Arian AgushiOrkestrim: Wirusi Nexhat Wirus MujoviVideo: MProduction Mirton Xhekaj(Këngë për dëshmorin Fadil Maloku)”.

Projekti i fundit i lansuar nga Gold AG mban titullin "Bylbyli i Tropojës", të cilin e solli në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Dava Gjergji. /Telegrafi/