Please enter at least 3 characters.

Gold AG paralajmëron bashkëpunimin e ri, lansohet të shtunën

2022/03/arianagushi_269972299_959812677956476_9107984024074811577_n-e1648662936695.jpg

Reperi i njohur, Gold AG ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë artisti nga Presheva ka bërë të ditur se do të sjell një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.

Arian Agushi (emri i plotë) përmes një fotografi që postoi në Instagram ka zbuluar se kënga lansohet më 2 prill, ditën kur nis muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani.

Foto: Gold AG/Instagram

“2 prill, ora 17:00, diçka e ëmbël për Ramazan”, ka shkruar Gold AG sipër imazhit që ndau me fansat.

Kujtojmë që reperi jo rrallë herë ka realizuar këngë për festat dhe data e rëndësishme si kombëtare apo ato fetare.

Ndërkohë, kënga e rit e fundit mban titullin “Ushtar Kavaja” që erdhi në bashkëpunim me Kastriot Tusha. /Telegrafi/