Please enter at least 3 characters.

Gold AG i bën një dedikim emocional të ëmës për ditëlindje

2021/12/Screenshot_20.png

Reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, duket se ka një lidhje shumë të afërt me të ëmën.

Duke qenë se nëna e tij feston sot (e enjte) ditëlindjen, nuk ka munguar një dedikim emocional nga i biri.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ai i ka thur disa vargje duke shpresuar që të jetojë edhe shumë vite të tjera.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

"Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrëÇdo gja plaket n'jetë po dashnia jote kurrëE tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n'ren t'parëDashnin e djalit tond, nipi e ka marrëKur po vonohna t'veti, pse oj nanë s'po m'thirrëPo m'thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirëGzimin e zemrës, po ta shoh n'drita t'syveSe na u plotësu nanë, dëshira të dyveE hekat e tua tash ma mirë po i kuptojKur ai po bon diçka ti po m'thu je kanë nisojE fjala dashni nëse mun me u thanë ndrysheLe ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.T’paqa edhe shumë vite nanë". /Telegrafi/