Please enter at least 3 characters.

Gnabry me dedikim për tifozët e Arsenalit pas katër golave ndaj Tottenhamit: Londra është e kuqe

2019/10/Gnabry-Tottenham.jpg
299:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 01: Serge Gnabry of FC Bayern Munich scores his team's third goal during the UEFA Champions League group B match between Tottenham Hotspur and Bayern Muenchen at Tottenham Hotspur Stadium on October 01, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Serge Gnabry ka folur pas fitores 7-2 të Bayern Munichut në udhëtim te Tottenham Hotspur dhe shkëlqimit të tij në këtë sfidë.

Bayerni ka marr një fitore të madhe në udhëtim te klubi londinez, të cilët kaluan të parët në epërsi pas vetëm tre minutave lojë.

Megjithatë, ekipi i Niko Kovac u rikthye duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1, ndërsa pjesa e dytë ishte nën regjinë e Gnabryt, i cili shënoi katër gola.

Është pikërisht Gnabry, i cili ka folur pas ndeshjes së madhe të tij dhe fitores ndaj Bayernit.

Gnabry shënoi katër gola (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

"Është e vështirë ta gjesh fjalë pas fitores 7-2. Askush nga ne nuk do ta imagjinonte këtë", ka thënë fillimisht Gnabry për Sky Sport Deutschland.

"Të shënosh katër gola është gjithashtu një ndjenjë e mahnitshme. Imagjinoj se të gjithë tifozët e Arsenalit e shijuan atë!"

"Natyrisht që është një rezultat i shkëlqyeshëm për ne dhe do të shijojmë mbrëmjen", përfundoi ylli gjerman.

Sulmuesi anësor gjithashtu shkroi në profilin e tij në Twitter, duke tallur tifozët e Tottenhamit, në përkrahje të atyre të ish-skuadrës, Arsenalit: "Londra Veriore është e kuqe!!!". /Telegrafi/