Please enter at least 3 characters.

Global Finance: Raiffeisen “Banka më e mirë” në Kosovë

2016/01/global-finance-raiffeisen-ldquo-banka-m-euml-e-mir-euml-rdquo-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

"Ky çmim sërish konfirmon cilësinë e punës sonë, dhe jo vetëm në aspektin financiar. Përveç kësaj, në vitin 2013, RBI është radhitur si banka e parë në Austri sa i përket profitit për herën e katërt radhazi,” tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI.

“Ne vazhdimisht kemi investuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të produkteve dhe shërbimeve tona bankare në Kosovë. Në vitin 2013, kemi rritur edhe portfolion e kredive edhe depozitat. Përdorimi i shërbimeve elektronike ishte një ndër prioritetet tona dhe gjatë vitit 2013, shfrytëzimi i këtyre shërbimeve nga klientët është rritur për 50 për qind. Ky çmim vlerëson rezultatet tona të shkëlqyeshme dhe konfirmon përkushtimin tonë për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë,” tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Duke fituar edhe çmimin e “Global Finance” RBI vazhdon rrugëtimin e saj si një bankë e suksesshme. Në vitin 2013, RBI ka pranuar tri çmime si banka më e mirë rajonale për pozitën e saj strategjike, performancën e saj, dhe gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për klientë individë dhe biznese në Evropën Qendrore dhe Lindore nga revistat e njohura ndërkombëtare “Global Finance”, “EMEA Finance” dhe “The Banker”. /Telegrafi/