Please enter at least 3 characters.

Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos - në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit

2019/12/gjyshaj1.jpg

Viv Bodycote nga Hinckley i Anglisë është aq e fiksuar pas Jose Mourinhos, saqë në trupin e saj i ka bërë plot 38 tatuazhe dedikuar trajnerit portugez.

Gjyshja 62 vjeçare në tri vitet e fundit ka shpenzuar disa mijëra funte në mënyrë që ta vizatonte trupin e saj me motive të strategut që aktualisht e drejton Tottenham Hotspurin.

Përkundër gjithë këtyre tatuazheve, ajo ka thënë se ky nuk është fundi, porse do të vazhdojë të bëjë tatuazhe të tjera.

Viv Bodycote (Foto: Dave Pinegar/The Sun)

"Gjatë viteve kam shpenzuar disa mijëra funte në tatuazhe, por gjithçka është shpaguar, sepse e dua".

"Dhe jam e gatshme që të shpenzoj akoma më shumë. Në fakt, tashmë po mendoj për tatuazhe të reja. Jose është i mirë, i mençur dhe e dua për gjithçka që ka arritur si trajner. Absolutisht, e admiroj", është shprehur Viv. /Telegrafi/

(Foto: Dave Pinegar/The Sun)