Please enter at least 3 characters.

Gjyqtari Gashi suspendohet me dy ndeshje

2016/01/gjyqtari-gashi-suspendohet-me-dy-ndeshje_hd.jpg

Njëri ndër gjyqtarët e takimit derbi të xhiros së kaluar, Artan Gashi është suspenduar me dy ndeshje mosdelegim në tempon e delegimit të ndeshjeve të Superligës, ka bërë të ditur FBK-ja

“Gashi është suspenduar për shkak të ndarjes jo të mirë të drejtësisë”, shkruan më tutje në njoftimin e FBK-së.

Bashkimi dhe Prishtina kishin ankesa të mëdha gjatë ndeshjes lidhur me referim. Ndeshjen e fitoi Prishtina, ndërsa edhe trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic u dënua për shkak të fyerjes ndaj gjyqtarit Gashi.

Ky i fundit nuk do të ketë të drejtë të drejtojë as një ndeshje, jo vetëm në Superligë, por as në Ligë të Parë e Ligë të Femrave. /Telegrafi/