Please enter at least 3 characters.

Gjykimi për rastin "Lidhja ndërkombëtare" anulohet sërish, Boki 13 në spital

2020/10/boki-13.png

Gjykimi për rastin "Lidhja ndërkombëtare", sot është anuluar për herën e tretë. Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski - Boki 13, i cili prë momentin gjendet në shërim spitalor, ka qenë arsyeja e anulimit të seancës së sotme.

Gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova, potencoi se kanë marrë njoftim nga INP-Shkup, për të akuzuarin Jovanovski se është në shërim spitalor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të muajit shtator, i akuzuari Jovanovski, pas dhimbjeve të mëdha në tëmth patjetër e ka pasur të operohet. Sipas mbrojtjes së tij kjo situatë është si pasojë e ushqimit joadekuat në burg.

Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 28 tetor./Telegrafi/