Please enter at least 3 characters.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nuk do ta shqyrtoj rastin e PSP-së edhe këtë të mërkure

2016/06/Gjykata-Kushtetuese.jpg

Vazhdon agonia në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me debatin rreth kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike, diskutim që pritet me shumë interesim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe në seancën e radhës, e paraparë për ditën e mërkurë, nuk pritet që Kushtetuesja të diskutojë për PSP-në, që është kërkesë e opozitës në Maqedoni dhe e ''Revolucionit Laraman''.

Në rend të ditës, është vendosur vendimi i kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e 56 personave, edhe pse ky vendim është shfuqizuar nga deputetët./Telegrafi/