Please enter at least 3 characters.

Gjykata e Lartë anulon ligjin e New Yorkut për armët

2022/06/220621092537-supreme-court-second-amendment-protest-2021-file-restricted-exlarge-169-e1655998072700.jpg
405:"A Second Amendment demonstrator holds American and National Rifle Association (NRA) flags outside the U.S. Supreme Court in Washington, D.C., U.S., on Wednesday, Nov. 3, 2021. The court is hearing its biggest Second Amendment case in more than a decade today when it considers a challenge to New York's tight limits on the right to carry a concealed handgun in public. Photographer: Samuel Corum/Bloomberg
12:"Samuel Corum

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar një ligj të New Yorkut që kufizon të drejtat e mbajtjes së armëve.

Ligji kërkonte prej banorëve që të tregojnë arsyen pse duan të mbajnë armët dhe nëse përballeshin me "një rrezik të veçantë ose unik".

Vendimi 6-3 thoshte se kërkesa shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë, raporton bbc.

Vendimi rrezikon kufizime të ngjashme në shtete të tjera dhe zgjeron të drejtat e armëve.

E drejta e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë nuk është një e drejtë kushtetuese e "klasit të dytë" që i nënshtrohet kufizimeve më të mëdha "se garancitë e tjera të Ligjit të të Drejtave", pohoi gjyqtari Clarence Thomas.

Gjyqtarët liberalë Elena Kagan, Sonia Sotomayor dhe Stephen Breyer kundërshtuan këtë vendim. /Telegrafi/