Please enter at least 3 characters.

Gjobiten 173 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

2024/03/radar-me-logo.png

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.05.2024) ka kryer kontrolle në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 173 shoferë.

Prej tyre 14 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 70 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në qytete dhe 103 jashtë qyteteve.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/