Please enter at least 3 characters.

Gjithnjë e ëmbël - publikohet një fotografi e rrallë nga fëmijëria e Dua Lipës

2019/10/du6-e1572389033938.jpg
240:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Dua Lipa poses in the press room during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Këngëtarja Dua Lipa, arriti majat e suksesit në tregun botëror.

Ajo i ka bërë krenarë të gjithë shqiptaret me sukseset e saj të shumta - si një vajzë nga Kosova e cila ia doli të depërtojë në tregun e huaj.

Me gjithë famën që ka, Dua shpesh ndjen nostalgji për kohën kur ishte e vogël - një vajzë e cila vetëm këndonte dhe ëndërronte.

Asgjë më bukur s'mund ta kujtojë atë kohë se fotografitë, të cilat duket se janë të shumta në arkivin e familjes së saj.

Ka qenë së fundmi nëna e këngëtares, Anesa Lipa, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të së bijës kur ishte e vogël.

"Dua bebe, tri ditë larg nga publikimi i 'Don't start now'", ka shkruar mamaja e Duas, teksa ka paralajmëruar këngën e re që vajza e saj do ta publikojë më 1 nëntor.

Nga pamjet, Dua duket se ka qenë një fëmijë i ëmbël dhe shumë kurioz, e që e ardhmja e saj duket se do të ishte ajo që çdokush do ta ëndërronte. /Telegrafi/