Please enter at least 3 characters.

Gjimshiti: I lumtur për golin e parë në Serie A, por më shumë për fitoren

2018/11/Gjemshiti-e1541964372339.jpg
304:"BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 11: Remo Freuler of Atalanta BC celebrates the victory with hist tem-mate Berat Djimsiti at the end of the Serie A match between Atalanta BC and FC Internazionale at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on November 11, 2018 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi humbi në Serie A pas shtatë fitore radhazi dhe ishte Atalanta skuadra që e ndali.

Në fitoren 4-1 të skuadrës së Gian Piero Gasperinit shënoi edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

"Mbi të gjitha jam i lumtur se kemi fituar këtë ndeshje e cila ishte e rëndësishme në rrugën e tre fitoreve radhazi dhe tani arritëm të katërtën".

"Ishte një kundërshtar shumë i fortë nëse shikojmë klasifikimin, Interi është gjithmonë një skuadër e madhe".

"Gjithashtu jam i lumtur edhe për golin, ishte i pari për mua në Serie A, por mbi të gjitha për fitoren. E kam kërkuar shumë këtë gol, edhe kur isha në huazim në sezonin e kaluar te Benevento. Kam qenë shumë herë afër, por nuk kam arritur, sot më në fund e arrita".

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë duke festuar golin ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Objektivat? Gjëja më e rëndësishme është të ngjitemi në renditje, për objektiva shikojmë më vonë. Vazhdojmë kështu", ka thënë Gjimshiti pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Atalantas në Serie A është kundër Empolit. /Telegrafi/