Please enter at least 3 characters.

Gjilani nuk ndalet duke transferuar futbollistë

2016/01/gjilani-nuk-ndalet-duke-transferuar-futbollist-euml_hd.jpg

Gjilani që është rikthyer pas tri viteve në mesin e klubeve elitarë, pa asnjë dyshim duket më aktiv se të gjithë pasi deri më tani ka transferuar shtatë futbollistë përfshirë edhe trajnerin Sadad Pajaziti.

Gezim Rusi, Betim Sylaj, Veton Kabashi, Betim Haxhimusa, Filonit Shaqiri, Isa Eminhaziri ishin lojtarët që nënshkruan me klubin gjilanas para pak ditësh, ndërsa i fundit në këtë listë iu bashkua edhe ish anëtari i Kosovës së Vushrrisë, Bahri Kera.

Sipas zyrtarëve të klubit përforcimet nuk do të përfundojnë me kaq sepse janë në kontakte edhe dy–tre futbollistë tjerë të cilët duhet të kthejn përgjigje në mënyrë që sa më shpejt t’i nisin përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës sepse edicioni i ri nis saktësisht pas 38 ditësh, ndërsa dueli i parë është jetik kundër rivalit lokal Drita. /Telegrafi/