Please enter at least 3 characters.

Gjigantët evropianë në alarm, Bayerni gati t'i largojë katër yje

2018/06/Bayerni.jpg
165:"during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium.
19:"Dean Mouhtaropoulos

Bayern Munich ka dëshirë të ulë moshën mesatare në skuadër dhe është gati të dëgjojë ofertat për katër yje të skuadrës.

Klubet më të mëdha të Evropës janë vënë në alarm nga drejtuesit e gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Kjo pasi klubi bavarezë po përgatitet për një eliminim të të gjithë yjeve këtë verë, duke larguar disa nga ta.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Bayern janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për dy mbrojtësit, Jerome Boateng dhe Juan Bernat.

Lewandowski dhe Bernat mund të jenë dy të larguarit (Getty Images)

Bavarezët gjithashtu do të dëgjojnë edhe ofertat për dyshen e mesfushorëve, Thiago Alcantara dhe Arturo Vidal.

Edhe dyshja Vidal-Alcantara në listën e largimeve (Getty Images)

Mbrojtësi gjerman, Boateng është lidhur me Liverpoolin, ndërsa Vidal është profil që i intereson italianëve të Napolit.

Kampionët gjermanë duan të ulin moshën mesatare në skuadrën e tyre nën urdhrat e trajnerit të ri Niko Kovac, por duan t'i rezistojnë ofertave për Robert Lewandowskin.

Polaku Lewandowski është lidhur vazhdimisht me një largim nga Allianz Arena dhe është i etur për të përmbushur dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/