Please enter at least 3 characters.

Gjetën një vrimë të madhe në dyshemenë e dhomës së gjumit, çifti në Kaliforni mësuan se bëhej fjalë për një "strehë bërthamore" të viteve '50

2021/03/e49d24a8-7379-463b-8e79-635090d957e7.jpg

Jennifer Little nga Kalifornia po lëvizte mobiljet në shtëpinë e saj dhe nën një mobilje ajo gjeti diçka të papritur.

Ajo gjeti një vrimë të madhe të errët në dyshemenë e dhomës së gjumit.

Kur burri i saj zbriti poshtë për ta parë, ai u habit edhe më shumë se çfarë pa aty, transmeton Telegrafi.

Nën dhomën e tyre të gjumit ata gjetën një strehë bërthamore të viteve 50, të pajisur me shtretër, një tualet, një dollap dhe depo ushqimi.

Jennifer tregoi zbulimin e saj në disa video të postuara në TikTok, dhe në fillim mendoi se ishte një strehë e Luftës së Dytë Botërore.

Ajo zbuloi, megjithatë, se streha u ndërtua në 1951 dhe se ajo u krijua në të vërtetë nga frika e një sulmi bërthamor gjatë Luftës së Ftohtë.

"Ishte shumë normale në atë kohë që shtëpia të kishte një strehë. Njerëzit kishin aq frikë nga një sulm bërthamor, veçanërisht në Kaliforni e cila është shumë e ekspozuar", shpjegoi ajo. /Telegrafi/