Please enter at least 3 characters.

Gjersa po reklamonte muskujt, alivanoset në palestër - miku i tij mendonte se po tallej

2023/02/3f49da9a-945a-43eb-ac55-77df8f6875fd.jpg

Burri me emrin Sharif theu hundën pasi i ra të fikët në palestër, ndërsa i tendoste shumë muskujt.

Një burrë qëndroi para një pasqyre në një qendër stërvitëse në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të këtij muaji.

Djaloshi 27-vjeçar reklamonte bicepsin, por më pas papritur humbi vetëdijen dhe goditi fytyrën në pasqyrë ndërsa ra në dysheme.

“Unë nuk pushova pas ushtrimeve, kështu që rrahjet e zemrës sime ishin të larta”, tha Sharif, i cili e ndau videon e incidentit në TikTok, ku shpejt u bë virale.

Shoku i Sharifit, i cili po e filmonte, ishte i bindur se po tallej dhe po mashtronte. /Telegrafi/