Please enter at least 3 characters.

Gjermania tregon forcën e saj, mposht Francën me dominim të plotë

2024/03/florian-wirtz-140-scaled.jpg
256:"Fussball Laenderspiel Frankreich - Deutschland am 23.03.2024 im Groupama Stadium in Lyon Torjubel / Jubel zum 0:1 durch Florian Wirtz ( Deutschland ) DFB regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video. Foto: Revierfoto
14:"ddp/Revierfoto

Gjermania ka mposhtur Francën me rezultat të pastër 2-0, në duelin që u zhvillua në  ‘Groupama Stadium’ të Lyonit.

Mysafirët morën avantazhin që në startin e ndeshjes me anë të Florian Wirtz (1’) i cili u asistua nga Toni Kroos duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga 25 metra për 1-0.

Pas golit të pësuar Franca u këndell paksa duke krijuar tri raste me anë të Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, por Ter Stegen nuk lejoi që të mposhtej.

Me epërsi minimale të Gjermanisë përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Të besuarit e Julian Nagelsmann e nisën fuqishëm pjesën e dytë ku arritën të gjejnë edhe golin e dytë, por krijuan edhe një mori rastesh të tjera.

Gjermania dyfishoi epërsinë kur pas një aksioni shumë të bukur, Jamal Musiala shërben mjaft mirë në zonë Kai Havertz, i cili pa probleme në portën e zbrazët shënon për 2-0.

‘Die Mannschaft’ pati mundësinë që ta thellojë rezultatin edhe më tutje pasi rrezikuan seriozisht portën e Francës me anë të Maximilian Mittelstadt (79’), Thomas Muller (81’) dhe Deniz Undav (82’).

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi për ndonjërën skuadër dhe Gjermania mori fitoren me rezultat të pastër 2-0./Telegrafi/