Please enter at least 3 characters.

Gjermania ka spiunuar në Shqipëri

2016/01/gjermania-ka-spiunuar-n-euml-shqip-euml-ri_hd.jpg

Në raportin që pritet të publikohet sot, Der Spiegel thotë se edhe para se Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, ajo ishte në listën e “shteteve kryesore” për monitorim të shërbimit të inteligjencës BND.

Ky raport, për të cilin agjencia AFP thotë se e ka parë para se të publikohet, po bëhet vetëm një javë pasi javorja Der Spiegel, ka zbuluar se inteligjenca gjermane kishte përgjuar së paku një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe e kishte spiunuar aleatin e NATO-s, Turqinë, prej vitit 2009.

Ky zbulim e kishte zemëruar Ankaranë, e cila e kishte ftuar ambasadorin e Gjermanisë këtë javë për shpjegim. /REL/