Please enter at least 3 characters.

Gjenerali i lartë amerikan kërkon falje për paraqitjen në fotografi me presidentin Trump

2020/06/gjenerali-e1591895262322.jpg
286:"Gen. Mark Milley, chairman of the Joint Chiefs of Staff, (right)  appears with President Trump as he departs the White House en route to St. John's Church in Washington, D.C., on June 1. Milley now says his presence "created a perception of the military involved in domestic politics."
2:"AP

Gjenerali i lartë amerikan ka kërkuar falje që u paraqit në një fotografi me presidentin Donald Trump pas shpërndarjes me forcë të protestuesve paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.

Ai, siç bëhet e ditur e ka quajtur një veprim të tillë një "gabim" duke thënë se prania e tij "krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politika e brendshme".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjeneral Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha gjatë një fjalimi të para-regjistruar të lëshuar të enjten se i vjen keq për shoqërimin e Trumpit në një shëtitje nga Shtëpia e Bardhë drejt Kishës së Shën Gjonit javën e kaluar, ku ai u fotografua duke veshur uniformën e tij luftarake dhe duke lëvizur përmes Sheshit Lafayette.

Siç thuhet më tej, imazhet provokuan një valë të shpejtë kritikash nga ligjvënësit dhe disa ish-zyrtarë të lartë ushtarakë.

"Unë nuk duhet të kisha qenë atje. Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme. Si oficer me uniformë, ishte një gabim nga i cili kam mësuar dhe sinqerisht shpresoj se të gjithë mund të mësojmë prej tij”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/