Please enter at least 3 characters.

Gjendet trupi i pajetë i këngëtares jugkoreane Goo Hara

2019/11/GooHara-2-e1574687257691.jpg
266:"SEOUL, SOUTH KOREA - NOVEMBER 25: A memorial altar of K-pop star Goo Hara is seen at the Seoul St. Mary's Hospital on November 25, 2019 in Seoul, South Korea. K-pop star Goo Hara of Kara was found dead yesterday on November 24. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-anëtarja e grupit të vajzave K-pop të Koresë së Jugut, Goo Hara, është gjetur e vdekur - njofton agjencia e lajmeve jugkoreane Yonhap duke iu referuar policisë.

Trupi i 28-vjeçares është gjetur në shtëpinë e saj në Seulin jugor. Policia nuk ishte e disponueshme menjëherë për koment.

Hara debutoi me pesë anëtaret e grupit "Kara" në vitin 2008 duke fituar simpatinë e fansave të shumtë në Japoni, Kinë dhe vende të tjera.

(Foto: Chung Sung-Jun/Getty Images/Guliver)

Pasi ndërpreu marrëveshjen me një agjenci administrimi të Koresë së Jugut, Goo Hara filloi karrierën si artiste solo në Japoni dhe mbajti një koncert atje gjatë këtij muaji, transmeton KP.

Në maj të këtij viti, ajo ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj dhe u shtrua në spital, ndërsa më pas kishte pranuar se e ka pasur të vështirë ta kapërcejë depresionin.

Një tjetër yll i K-pop, Sulli, një ish-anëtare e grupit të vajzave f (x), e cila ishte një mike e ngushtë e Goo, gjithashtu vdiq në tetor.