Please enter at least 3 characters.

Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

2023/02/Ilustrim-shiriti-i-ndalimqarkullimit-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte në Prizren ka gjetur një trup të varrosur, i cili dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Policia bën të ditur se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe identifikim, transmeton Telegrafi.

"Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së", thuhet në njoftim. /Telegrafi/