Gjendet një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan
Foto: Ilustrim
20/06/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan.
Rasti ka ndodhur në Luginën e Diellit në Zveçan.
“’Lugina e Diellit’ 18-19.06.2026 – 19:00-9:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia po e heton rastin. /Telegrafi/


