Please enter at least 3 characters.

Gjendet një person pa shenja jete brenda një veture në Koliq të Prishtinës

2020/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Koliq të komunës së Prishtinës.

Raportohet se trupi është gjetur rreth orës 14:30, në lagjen “Peraj”, të Koliqit, teksa policia është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/