Please enter at least 3 characters.

Gjendet e vdekur një grua në tarracën e banesës në Pejë

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në tarracën e banesës së saj në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas Rugovës, policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili kishte deklaruar se që nga mbrëmja e datës 27 prill 2025, viktima nuk ishte duke iu përgjigjur thirrjeve telefonike.

Me autorizim të prokurorit, është hapur me forcë dera e hyrjes së banesës, ku më pas në tarasë është gjetur trupi i pajetë i vajzës.

“Sot, më 28.04.2025, rreth orës 09:25, policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se që nga data 27.04.2025 në mbrëmje, viktima nuk është duke iu përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në tarracën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, çka është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, deklaroi Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/