Gjashtë mënyra që t’i ofroheni në palestër
Keni parë një bukuroshe në palestër dhe nuk dini si t’i afroheni? Kemi disa propozime për ju!1. Bëhuni sa më i natyrshëm dhe sa më këndshëm Jepni një buzëqeshje nga ana tjetër e palestrës dhe gjatë stërvitjeve herë-herë buzëqeshni. Në fund të stërvitjeve afrojuni dhe pyeteni për emrin në mënyrë krejtësisht të drejtpërdrejtë, transmeton Telegrafi.
2. Mos ia ndërprisni stërvitjen Mos filloni bisedën me të derisa stërvit aktivisht, sepse askush nuk dëshiron ta ndërpresë serinë e stërvitjeve, apo të ngadalësojë vrapin për të biseduar. Afrojuni derisa është duke pirë ujë, por afër saj mos vendosni dyshekun e stërvitjeve.
4. Mos bisedoni derisa është duke stërvitur Përveç nëse jeni trajner profesionist, çdo koment për ushtrimet e saj nuk është i përshtatshëm, posaçërisht nëse nuk kërkon ndonjë këshillë.
6. Mos e prekni Madje edhe nëse jeni shumë i impresionuar me dukjen e kuadricepsave të saj, mos i tregoni duke e prekur trupin e saj. /Telegrafi/


