Please enter at least 3 characters.

Gjashtë kompani të huaja do të investojnë në Maqedoni

2016/01/gjasht-euml-kompani-t-euml-huaja-do-t-euml-investojn-euml-n-euml-maqedoni_2_hd.jpg

Ai ka informuar se bëhet fjalë për kompani italiane të cilat prodhojnë materiale kompozuese, dy kompani nga industria automobilistike nga SHBA-ja dhe Turqia, një kompani turke e tekstilit dhe dy kompani angleze, për konsultim dhe IKT.

Fida shfaqi shpresë se për dy ose tre javë do të munden t'i shpallin emrat e kompanive. Shtoi se për momentin negociojnë edhe me pesë-gjashtë kompani.

Nga puna e promotorëve ekonomik, Fida është i kënaqur dhe potencon se ato çdo ditë kontaktojnë me kompani.

“Edhe këto kompani janë rezultat i punës së tyre. Punojnë intenzivisht edhe në promovimin e eksportit dhe të Maqedonisë si destinacion turistik, shtoi Fida. /Alsat-M/