Gjashtë aksidente dhe 298 gjoba për 24 orë në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Sipas policisë, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej gjashtë aksidente trafiku, katër prej të cilave me persona të lënduar dhe dy të tjera vetëm me dëme materiale.
Si pasojë e aksidenteve, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 298 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/


