Please enter at least 3 characters.

Gjakovë, shoqërohet në polici gruaja që merrte pensionin e bashkëshortit të vdekur

2021/07/policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Një grua është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë më 30 nëntor të këtij viti, pasi dyshohet për mashtrim.

Përmes raportit 24 orësh të mërkurën, policia njoftoi se e njëjta nuk ka informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe ka përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës.

“Gjakovë 30.11.2022 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/