Gisele, ja pse është më e paguara në botë (foto)
03/04/2014
Gjatë xhirimeve të kampanjës së re për markën suedeze “H&M”, bukuroshja braziliane ka dëshmuar se ajo nuk është vetëm një fytyrë e bukur.
Modelja ka treguar se trupi i saj shfaqet drithërues në çdo lloj veshje, e veçanërisht në bikini. Ajo ka pozuar me tesha banje buzë bregdetit, duke treguar lëkurën e saj lëmuar dhe të rrezitur.
Ndërkohë, si pjesë e kësaj fushate Gisele ka realizuar edhe një këngë në bashkëpunim DJ Bob Sinclair.
“Kurrë nuk kam menduar se do të xhiroj ndonjë këngë dhe se do të mund të punoj me një producent si Bob”, ka thënë së fundi bukuroshja.
Deri në lansim të këngës, kënaquni me pamjet...


