Please enter at least 3 characters.

Gili tregon si i ka humbur 27 kilogramë brenda katër muajve

2019/05/gili.official_57457104_2677301182340933_2057909148653614910_n-e1557735203835.jpg

Këngëtarja shqiptare, Gili, është mjaft e dashur për publikun. 52-vjeçarja këtë kohë ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë për shkak të një ndryshimi drastik që ka bërë në fizikun e saj.

E ftuar në emisionin Prive, ajo ka treguar se si ka humbur 27 kilogramë për një kohë të shkurtër.

Kjo dietë e artistes shqiptare përfshin një dietë të bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit. Këtu përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara.

Se ka bërë ndryshime në pamje kjo vërehet edhe në postimet e saj që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përndryshe, Gili ka paralajmëruar shumë projekte të reja, madje do kemi edhe një album nga ana e saj.

Gili/Instagram