Please enter at least 3 characters.

Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi

2019/04/Icardi-Perisic-e1554453390395.jpg
289:"BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 11: Mauro Emanuel Icardi (L) and Ivan Perisic of FC Internazionale look dejected during the Serie A match between Atalanta BC and FC Internazionale at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on November 11, 2018 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Interit, Luigi 'Gigi' Simoni ka pohuar se Mauro Icardi dhe Ivan Perisic do të largohen nga klubi këtë verë.

Icardi dhe Perisic u shfaqën të afërt gjatë fitores 4-0 të Interut në Genoa - e cila ishte paraqitja e parë e sulmuesit pas afër dy muajve.

Por, Simoni nuk ishte i bindur nga ndreqja e marrëdhënies së tyre dhe sipas tij të dy do të largohen në afatin kalimtar.

"Ne kemi nevojë për harmoni në skuadër për të arritur rezultate. Ju nuk fitoni dhe nuk shkoni larg nëse ka probleme në dhomat e veshjeve", ka thënë Simoni për FCInterNews.

Icardi dhe Perisic nuk kanë pasur raporte të mira së fundmi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Lojtarët e sotëm janë më individualistë. Ata mendojnë për veten e tyre në radhë të parë dhe të mirë të ekipit në radhë të dytë. Mendoj se do të jetë me të vërtetë e vështirë për ta që të rregullojnë gjërat".

"Një përpjekje nga klubi ishte e nevojshme për të mbrojtur trajnerin, i cili ka mbetur i vetëm".

"Mendon se në fund të sezonit, të dy, Icardi dhe Perisic do të largohen nga klubi", përfundoi trajneri i cili fitoi Kupën UEFA me Interin në sezonin 1997/98. /Telegrafi/