Please enter at least 3 characters.

Gigi Hadid vesh të njëjtin fustan si Shabana Azeez, krahasimet pushtojnë rrjetin

Gigi Hadid tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, por fansat vunë re shpejt një detaj interesant.

Supermodelja u shfaq me një fustan rozë të markës Wiederhoeft, i cili ishte veshur më herët nga aktorja Shabana Azeez.

Azeez kishte zgjedhur të njëjtin model për premierën e sezonit të dytë të serialit The Pitt në Los Angeles, në janar të vitit 2025, shkruan DailyMail.

Fustani me prerje të theksuar dhe siluetë të ngushtë është bërë tashmë një nga modelet më të komentuara, ndërsa krahasimet mes dy yjeve u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Përdoruesit në platformën X sollën në vëmendje ngjashmërinë e dy paraqitjeve, ndërsa u kujtua se të njëjtin dizajn e kanë veshur më parë edhe Sabrina Carpenter, Annabelle Wallis dhe Chloe Kim.

Për pamjen në dasmë, Gigi e kombinoi fustanin me një stil flokësh me onde vintage dhe ndarje të theksuar anësore.

Stilisti i saj, Dimitris Giannetos, zbuloi se ishte frymëzuar nga ngjyra rozë e fustanit, duke synuar një pamje të butë dhe klasike, që sipas tij të kujtonte një yll të filmave noir.

Hadid mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Madison Square Garden e shoqëruar nga partneri i saj, Bradley Cooper, në një nga eventet më të përfolura të vitit, ku ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur të muzikës, filmit dhe sportit. /Telegrafi/