Please enter at least 3 characters.

Gigi Hadid është në javën e 20-të të shtatzënisë?

2020/04/GigiHadid1-e1588110026940.jpg
254:"PARIS, FRANCE - FEBRUARY 27: (EDITORIAL USE ONLY) Gigi Hadid walks the runway during the Isabel Marant show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2020/2021 on February 27, 2020 in Paris, France. (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)
12:"Getty Images

Modelja e famshme, Gigi Hadid, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së parë – bën të ditur TMZ.

Ndërsa babai i fëmijës së saj, është këngëtari britanik, Zayn Malik, i cili u bë i famshëm me grupin “One Direction” dhe tash po vazhdon solo karrierën.

Dyshimet për shtatzëninë e bukuroshes së Victoria's Secret kishin nisur nga fotografitë e festës për ditëlindjen e saj të 25-të, ku shihej që barkun e kishte më të fryrë.

Sipas TMZ, Gigi është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe në këtë kohë akoma nuk e di gjininë e fëmijës.

Hadid dhe Malik nisën lidhjen në vitin 2015, kur ishin njoftuar në xhirimet e videoklipit muzikor, “Pillow Talk”. Që atëherë, ata u bënë të pandashëm për një kohë, mirëpo u ndanë befasisht në vitin 2018, për t’u rikthyer bashkë në vitin 2019. /Telegrafi/