Please enter at least 3 characters.

Getinjo shpenzon deri në 3500 euro në një veshje të thjeshtë në përditshmëri

2020/11/127634575_1359451024415787_5377614905651074411_n-e1606567566369.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, mundohet që gjithmonë të paraqitet me stil dhe i kuruar në detaje para publikut.

Duket se për t'u dukur gjithnjë bukur dhe në trend me të rejat e fundit, reperi ferizajas shpenzon mjaft.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Getinjo është shfaqur me një veshje e cila në total kushton rreth 3525 eurosh.

Mesa duket të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë reperit 30-vjeçar që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Ai përndryshe ka paralajmëruar se më datë 11 dhjetor do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me vëllanë e tij, Mozzik, të titulluar "El Chapo". /Telegrafi/