Please enter at least 3 characters.

Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në KiE

2024/05/438099477_849817717175105_8638540819904566144_n-e1714578818856.jpg

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, pati një takim me ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.

Sipas njoftimit të MPJD, në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standardeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE

Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës./Telegrafi/