Please enter at least 3 characters.

Gerti Shima beson në fitore

2016/01/gerti-shima-beson-n-euml-fitore_hd.jpg

Pejanët vitin e kaluar përfunduan në vendin e shtatë, por këtë sezon kanë synime shumë më të mëdha. ‘Verdhezinjtë’ kërkojnë së paku ‘play-offin’, derisa janë përforcuar me katër basketbollistë të huaj. Nënkampionia e Kosovës në këtë ndeshje hynë pas humbjes nga Sigal Prishtina, 87-66 në kryeqytet.

Qendra shqiptare, Gerti Shima është optimist për këtë përballje. “Është ndeshje shumë e vështirë. Vijmë pas një loje jo të mirë me Prishtinën, ndërsa Kumanova ka ekip shumë të fortë. Ne jemi të përgatitur maksimalisht që të bëjmë lojë të mirë dhe pse mos të marrim fitore. Luajmë përpara publikut tonë dhe duhet të jemi ende më të mobilizuar, sepse kemi mbështetjen maksimale nga ta”, ka deklaruar Shima.

“Normalisht forcën kryesore e kemi publikun ‘Shqiponjat’ por edhe përforcimet që kemi, po ambientohen shpejt dhe besoj që do të janë ndihmë shumë e madhe për neve”, ka shtuar ai, transmeton Sport Plus.

Shima foli edhe për humbje nga Prishtina. “Normalisht nga ato që ndodhen në momentet e fundit që nuk na u lejuan dy përforcimet, por besoj që duhet të mësohemi me këto gjëra dhe të jemi më të mobilizuar, si dhe duhet të përballemi me çdo situatë. Shpresoj që gabimet e Prishtinës mos të ndodhin në këtë lojë, dhe kështu që, do të jemi më të sigurt. Prandaj, besoj shumë në fitore, sepse jemi në fushën tonë dhe nuk duhet të mendojmë për rezultat tjetër përveç fitores. Peja e ka kualitetin të luftoj për çdo trofe këtë edicion dhe synimet janë që të paraqitem më mirë se sezonin e kaluar dhe të arrijmë finalet, por që është rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë. Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment”.