Please enter at least 3 characters.

Gërmimet në Sjenicë të Serbisë, Qerkini: Dëshmitarët i kanë parë 20 autobusë me shqiptarë

2022/05/gerimet-e1652203358808-780x439-1.jpg
Kanë filluar gërmimet në fshatin Shtaval në shtetin e Serbisë. Aty po dyshohet se gjendet një varrezë masive me shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Bajram Çerkini, kryetar i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur ka thënë se informatat për mundësinë e një varreze me shqiptarë të vrarë në Shtaval, i ka dhënë bashkësia ndërkombëtare përmes imazheve satelitore

Ai e ka konsideruar të pakuptueshme pritjen tre vjeçare për të gërmuar në atë lokacion.

“Kanë filluar të gërmohet sipas imazheve satelitore dhe pas urdhërit nga prokuroria e Serbisë.  Është një lojë e madhe e Serbisë, se me pritë tri vjet për të diskutuar se si duhet të ja nisin apo çfarë dokumentacione duhet të ketë për fillimin e gërmimeve, haptas shihet që ka një lojë nga prokuroria e Serbisë”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për t’i ndihmuar  në mënyrë që t’i gjejnë sa më shpejtë shqiptarët që janë vrarë e janë dërguar për t’u varrosur në Serbi.

Sipas tij, ka dëshmitarë që tregojnë se 20 autobusë të mbushur me të vrarë shqiptarë, janë dërguar për në Serbi.

“Ne gjithmonë presim se do të  ketë rezultate, por ata nuk tregojnë kurrë se ku janë, sikur që nuk kanë treguar në Kizhevag. Tash është më ndryshe sepse dihet me dëshmitarë të tyre se aty kanë shkuar 20 autobusë me shqiptarë. Ku i kanë shpërndarë, në mbeturinat e minierës apo diku tjetër, serbët duhet të na tregojnë. Nëse nuk na tregojnë pres nga ndërkombëtarët të na ndihmojnë, nuk pres nga Serbia që të na tregojnë”, ka theksuar ai.

Çerkini ka shtuar se pret që në dialogun Kosovë-Serbi, të bisedohet për çështjen e të pagjeturve./Portali D/