Georgievski që moti e kishte frikën e ''shqiptarizimit të Maqedonisë'' (Video)
06/03/2017
Ish-kryeministri i Maqedonisë në kohën 1998-2002, Ljubço Georgievski në një intervistë të mëhershme për televizion BTv ka folur për shqiptarizimin e Maqedonisë ku mes tjerash flet edhe për dygjuhësinë në tabelat e rrugëve të Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për Georgievskin, gjuha shqipe nëpër tabelat e komunikacionit nëpër Shkup është ndikim i Shqipërisë në Maqedoni.
''Pas zgjidhjes së problemit të pavarësisë së Kosovës, pastaj shqiptarët do të mendojnë për një shtet të tretë shqiptar në Ballkan.'' tha Georgievski. /Telegrafi/


